Mitologjia ilire

Paraqitja e Polifemit, babait të Ilirit, Keltit dhe Galit në një amforë protoatike (rreth vitit 600 p.e.s.)
Kadmi dhe Harmonia

Mitologjia ilire është një fushë e studimit që merret me mite, legjenda, besime, praktikat fetare pagane dhe traditat e popullit të lashtë ilirë. Megjithëse shumica e kësaj mitologjie është humbur nëpër kohë, disa elemente janë ruajtur nëpërmjet rrëfimeve të trashëgimisë verbale dhe disa zbulimeve arkeologjike. Ilirët kanë pasuar një besim të pashtershëm në teizëm të lidhura me kultin e natyrës dhe hyjnive të ndryshme që përfaqësojnë forcat natyrore. Studimi i kësaj mitologjie është sfidues për shkak të mungesës së burimeve të shkruara dhe vazhdimërisë së informacioneve prej goje. Dihet që fiset ilire, ishin një grup fisesh që flisnin gjuhën ilire dhe banonin në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, prej shekullit X p.e.s. deri në shekullin VII e.s.[1] [2] Burimet e shkruara të disponueshme lidhur me këtë problematikë janë shumë të rralla. Ato përbëhen kryesisht nga emra njerëzish, emra vendesh dhe disa fjalë nga burimet klasike.[3] Krahas kësaj mitologjia ilire ngërthen në vete edhe një varg paralelizmash me mitologjinë greke dhe mitologjinë romake.[4]

  1. ^ Stipčević 2002.
  2. ^ Mallory & Adams 1997.
  3. ^ West 2007.
  4. ^ Poghirc, Cicerone (1987). "Albanian Religion". përmbledhur nga Mircea Eliade (red.). The Encyclopedia of Religion (në anglisht). Vëll. 1. New York: MacMillan Publishing Co. fq. 178–180.

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search